Fokus

ÇfarĂ« ndodhi me tenderin pĂ«r teste e dallaveret me aparatura pĂ«r COVID-19 nĂ« Dragash?

Autori: H. Smajli 15:13 | 30 November 2020

Ani pse pas raportimit të Gazetës inFokus se Prokuroria Themelore në Prizren tashmë ka nisur hetimet për tenderin për furnizim me teste serologjike në Komunën e Dragashit, për shkak të dyshimeve dhe akuzave për dallavere si duket procesi i tenderimit ka vazhduar të rrjedhë normalisht.  

Të paktën kështu ka konfirmuar për Gazetën Infokus, Kryetari i Komunës në Dragash, Shaban Shabani.

Ai ka thënë se procedura është zhvilluar dhe është zgjedhur edhe operatori ekonomik.

“DitĂ«n e premte Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar kontrata pĂ«r furnizim me teste, mora informatĂ« se ka qenĂ« vetĂ«m njĂ« operator ekonomik, nĂ« bazĂ« tĂ« shĂ«nimeve qĂ« mĂ« dhanĂ«, shuma e kontratĂ«s Ă«shtĂ« 117 mijĂ« e 420 euro, ndĂ«rsa kompania Ă«shtĂ« “Biotek Kosovo” L.L.C Prishtine. Ka qenĂ« i vetmi operator ekonomik qĂ« ka konkurruar”, ka thĂ«nĂ« Shabani pĂ«r GazetĂ«n inFokus.

 

LEXO EDHE: Skandaloze: Dallaveret me teste e me aparate për COVID-19 në komunën e Dragashit  

 

 

Ai po ashtu ka theksuar se nëse ka parregullsi do të merren masa për përgjegjësit, dhe ka deklaruar se Drejtoria e Shëndetësisë është në komunikim me QKMF-së se ku do të bëhen këto teste.

“Testet do tĂ« bĂ«hen nĂ« QKMF nĂ« Dragash sipas informacionit qĂ« kam nga Drejtori i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, e ka njĂ« plan me QKMF-nĂ« se ku do tĂ« kryhen kĂ«to teste atĂ«herĂ« sigurisht njĂ« plan do ta bĂ«jĂ« Drejtoria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« se ku do ti kryej ato teste”, ka thĂ«nĂ« ai.

Mirëpo pavarësisht se kryetari ka thënë se Drejtoria e Shëndetësisë është në komunikim me QKMF-në ku edhe sipas tij do të bëhen testet këta të fundit përsëri e mohojnë se ato teste mund të bëhen në këtë institucion shëndetësor, shkruan Gazeta inFokus.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ne Dragash, Ramadan Jashari për Gazetën inFokus ka mohuar atë që tha kryetari i Komunës së Dragashit dhe thotë se nuk ka pasur asnjë komunikim me Drejtorinë e Shëndetësisë në këtë Komunë dhe thekson se janë ende në pritje së çfarë do të ndodhë dhe ku do të bëhen këto teste.

“Ende nuk ka pasur asnjĂ« komunikim me ne dhe DrejtorinĂ« e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, ne ende po presim, ndoshta atĂ« aparaturĂ«n qĂ« e ka dĂ«rguar nĂ« QMF nĂ« BodosanĂ« e sjell kĂ«tu tek ne nĂ« QKMF, pra aparaturĂ«n VIDAS mirĂ«po pĂ«r momentin nuk kemi pas asnjĂ« njoftim as komunikim nga Drejtori i ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe vazhdojmĂ« tĂ« kemi aparaturĂ«n tjetĂ«r dhe jo atĂ« VIDAS. Ne jemi nĂ« pritje dhe jemi tĂ« gatshĂ«m qĂ« tĂ« vazhdojmĂ« testimin nĂ« momentin qĂ« pranojmĂ« testet apo aparaturĂ«n e duhur pĂ«r ato teste”, ka pohuar Jashari.

 

LEXO EDHE: A do të anulohet tenderi plot dallavere në Komunën e Dragashit? 

 

 

Detaje të tjera nga raportimet e mëhershme 

 

Gazeta inFokus në raportimet e mëhershme në lidhje me këtë rast ka raportuar se Drejtori i Shëndetësisë, Behar Brenolli akuzohej se ka dërguar në mënyrë klandestine dhe pa njoftuar askënd një aparaturë të llojit VIDAS në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bodosanë të Dragashit, aparaturë të cilës i përshtaten testet e porositura nga Drejtoria e Shëndetësisë.

Ndërsa për Gazetën inFokus, Brenolli kishte deklaruar se ato teste do të bëheshin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.

E ky problem nuk është zgjidhur ende, shkruan Gazeta inFokus.

Madje Brenollin e akuzoi edhe Shefi i Laboratorit të QKMF-së, Agim Dauti i cili në atë kohë tha se testet që janë porositur nga Drejtoria e Shëndetësisë përveç që nuk mund të bëhen tek ta janë edhe më të shtrenjta dhe do ti kushtojnë buxhetit të Komunës, plot 125 mijë euro.

“Drejtori i ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, na ka anashkaluar, neve si QKMF, ne nuk e kemi ditĂ« qĂ« ka aparat tjetĂ«r as unĂ« dhe as drejtori i QKMF-sĂ«, ka shkuar te tjerĂ«t domethĂ«nĂ« nĂ« QMF-nĂ« e fshatit Bodosan pa e ditĂ« ne. Ne e kemi aparatin tjetĂ«r qĂ« Ă«shtĂ« donacion, donacionin e ka anashkaluar drejtori i shĂ«ndetĂ«sisĂ« nĂ« Dragash, e ka pru njĂ« aparat pa dijen tonĂ«, dhe e ka dĂ«rguar fshehtas nĂ« QendrĂ«n e MjekĂ«sisĂ« Familjare nĂ« Brodesan. Ai aparat Ă«shtĂ« i vjetĂ«r Ă«shtĂ« Vidas, testi nĂ« tĂ« kushton 12 euro e buxheti i komunĂ«s diku dĂ«mtohet pĂ«r 125 mijĂ« euro, a testet e kĂ«tij aparatit qĂ« e kemi ne i cili Ă«shtë  “Magnum 1” qĂ« e posedojmĂ« na testi kushton diku 5 euro ose pak mĂ« shumĂ« se 5 euro. Na kĂ«tu nuk i pranojmĂ« ato teste, se nuk kemi aparaturĂ« pĂ«r ato teste, qĂ« Drejtoria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« ka shpall tender, tek ne nuk vinĂ« ato sepse s’kemi aparat nuk posedojmĂ« aparaturĂ« pĂ«r ato teste”, kishte deklaruar Dauti pĂ«r GazetĂ«n inFokus.

E pas këtyre akuzave, Gazeta inFokus kishte kontaktuar përsëri me Drejtorin e Shëndetësisë në Dragash, Behar Brenollin por që i njëjti kësaj here nuk ka pranuar të flasë me arsyetimin që nuk e kupton mirë gjuhën shqipe.

Ndërsa kujtojmë që Prokuroria Themelore në Prizren tashmë ka nisur hetimet në lidhje me këtë tender dhe policia ka filluar mbledhjen e të dhënave në vendin e ngjarjes./Gazeta inFokus/  

 

 

LEXO EDHE: Pas raportimit të Gazetës Infokus, Prokuroria në Prizren fillon hetimet për tenderin në Dragash

TĂ« tjera