Lajme

Pas raportimit të Gazetës Infokus, Prokuroria në Prizren fillon hetimet për tenderin në Dragash

Autori: H. Smajli 15:41 | 18 November 2020

Prokuroria Themelore në Prizren do të fillojë hetimet për tenderim me plot dallavere në Komunën e Dragashit.  

Këtë për Gazetën inFokus e ka bërë të ditur, prokurori, Lutfi Morina i cili ka konfirmuar se kanë nisur hetimet.

“Lënda i është dhënë një prokurori dhe do të hetohet, nëse deklarimet e juaja qëndrojnë atëherë do të merren masat e duhura”, ka thënë Morina.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka raportuar para dy javësh në lidhje me këtë rast, ku është hapur tender nga Drejtoria e Shëndetësisë në Dragash për teste për COVID-19 të cilat ende nuk dihej se ku do të bëheshin.

E pos kësaj pati dallavere me aparatet për COVID-19, ku drejtori i Shëndetësisë, akuzohej nga drejtori i Qendrës Kryesore Familjare në këtë komunë për dallavere e favorizime.

Në vazhdim mund të gjeni raportimet e Gazetën inFokus.

Skandaloze: Dallaveret me teste e me aparate për COVID-19 në komunën e Dragashit

A do të anulohet tenderi plot dallavere në Komunën e Dragashit?

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera