Fokus

Prokuroria nisë hetimet për shpërthimin e djeshëm në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 01 February 2023

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka nisur hetimet për shpërthimin që ndodhi të martën në veri, në orën 3 të mëngjesit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, Valon Preteni, nga zyra për informim e PThM-së, i cili ka thënë se këto hetime po bëhen në koordinim me policinë.

“Është njoftuar prokurori kujdestar, rasti do të trajtohet në koordinim me policinë”, ka thënë shkurt Preteni.

-Advertisement-

Kujtojmë se të martën rreth orës 3 të mëngjesit, ka ndodhur një shpërthim në veri të Mitrovicës. Rasti në polici është raportuar nga dy kosovarë të cilët kanë thënë se u janë dëmtuar xhamat e veturës dhe të banesës.

Ndërsa policia në raportin 24 orësh rastin e ka cilësuar si asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

“INCIDENTET KRIMINALE – ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Mitrovicë Veri 30.01.2023 – 03:00. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se nga një shpërthim  është dëmtuar një xham i një banese dhe një xham i një veture. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raportin e policisë të datës 31 janar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera