Fokus

Ky dimër ishte i ngrohtë, meteorologu i famshëm kosovar tregon se si do të jetë vera

Autori: Ermirë Berisha 15:24 | 31 January 2023

Këtë dimër ndryshimet klimatike janë vërejtur dukshëm, pasi që deri tani ka pasur mungesë të borës dhe kryesisht ende po mbizotëron mot i ngrohtë.

Meteorologu kosovar, Mendim Rugova, ka thënë për Gazetën inFokus, se ky dimër po konsiderohet si dimri i dytë më i ngrohtë që nga vitit 2007.

“Këto viteve të fundit të reshurat kanë qenë kryesisht përreth vlerave mesatare gjatë stinës së verës, e më 2018 e 2020 edhe lartë mbi vlera mesatare.  Për momentin, deri në këtë ditë të fundit të janarit, dimri është më i ngrohtë, e ky janar ka gjasë të jetë i dyti më i ngrohtë pas atij të vitit 2007”, është shprehur meteorologu.

-Advertisement-

Rugova gjithashtu ka bërë të ditur se duke e bazuar nga vlerat meteorologjike kjo verë po parashikohet të jetë e nxehtë.

“Duke përcjellë trendet me verat e shkuara,  edhe kjo verë mund të jetë e ngrohtë, e të reshurat mund të jenë përreth vlerave mesatare”, ka deklaruar parashikuesi i motit./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera