Fokus

Kush po gënjen për shtesat e pagave, Mimoza Kusari apo Hekuran Murati?

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 02 February 2023

Kryetarja e Grupit Parlamentar te Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila si dhe ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë dhënë deklarata kundërthënëse sa i përket debatit të madh për pagesat shtesë për rrezikshmëri në punë, për policë e punonjës të tjerë.

Kjo pasi që në të njëjtën ditë të dy kanë dhënë deklarata kundërthënëse sa i përket shtesave të punës të sektorit publik, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa Kusari ka thënë se nga koeficienti i përgjithshëm i vendosur nga qeveria është vetëm një koeficient bazë në sektorin publik duke mos përfshirë asnjë pagë tjetër shtesë për policinë, zjarrfikësit po edhe punonjësit e tjerë publik, në anën tjetër ministri Murati e ka thënë krejt të kundërtën.

-Advertisement-

Deputetja e VV-së tha se kjo është hera e parë ku sektori publik do të ketë një trajtim të barabartë tek të gjithë punëtorët duke përcaktuar shtesa tek secili individ.

“Koeficienti prej 105 eurove i miratuar dhe prezantuar sot në Qeverinë e Republikës së Kosovës është koeficienti bazë, është hera e parë që në sektorin publik do të kemi unifikim dhe një trajtim të barabartë të gjithë punëtorëve në sektor duke u përcaktuar shtesa të cilat tek secili individ në bazë të përvojës së punës rrezikshmërisë në punë, përgatitjes akademike, do i ketë si pjesë shtesë e këtij, koeficienti”, ka thënë Kusari në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo një trajtim të ngjashëm nuk e ka thënë edhe ministri Murati.

Pasi që ai në një intervistë kishte thënë se shtesa ka vetëm për ata që rrezikshmëria e personave vihet edhe jashtë orarit të punës së tyre, në të kundërtën shtesat e tyre janë të përfshira në pagën bazë.

“Ka shtesa të rrezikshmërisë të cilat janë për njësitet që ekspozohen përtej rrezikut normal kurse një pjesë e rrezikshmërisë për policinë që llogaritet që të i kenë e kanë të përfshirë në pagë, mirëpo ju qka po krahasoni aty pagën që ka qenë e tërësishme e dikujt aty mund te ketë edhe shtesën e rrezikshmërisë edhe shtesën e përvojës së punës dhe tash aplikohet ndaj pagës bazë. Për rrezikshmërinë që e sjell profesioni si i tillë qoftë i policisë apo i zjarrfikësit, synimi ka qenë që shtesa e rregullt ose rrezikshmëria të përfshihet dhe të llogaritet në pagën bazë, kurse për njësit që ekspozohen apo për aksionet që merren jashtë detyrës së rregullt ka shtesa të rrezikshmërisë pastaj që do të aplikohen “ kishte thënë Murati në emisionin në “Debat Plus” të RTV Dukagjin.

Ndryshe Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën vlerën e koeficientit për Ligjin e pagave në 105 euro për vitin 2023, ndërsa 110 për vitin 2024.

Ky koeficient solli reagime të shumta nga opozita por edhe pjesëtar nga sindikatat ku nuk pajtoheshin me këtë vlerë të koeficientit.

Ndërkaq partitë opozitare gjatë ditës së mërkurë kanë lëshuar edhe seancën e Kuvendit pas këtij vendimi të qeverisë ku më pastaj ajo seancë u mbyll për shkak të mungesës së koorumit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera