Fokus

Konfirmohet raportimi i Gazetës Infokus për shtrenjtim të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 07 February 2023

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka paralajmëruar shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2023.

Kryetari i Bordit të  ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, para Komisionit parlamentar për ekonomi të  martën, tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave.

Mirëpo, ai nuk dha detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike.

-Advertisement-

Duke paraqitur planin e punës për vitin 2023, Fejzullahu, tha se prioritet gjatë  këtij viti është  edhe rritja e konkurrencës në sektorin e energjisë , por edhe tregu i përbashkët me Shqipërinë.

Ndryshe, Gazeta inFokus ka raportuar ekskuzivisht se në vitin 2023 do të ketë shtrejntim të tarifave të energjisë elektrike për shkak të voneses së subvencionimeve nga qeveria.

Lexo edhe:

EKSKLUZIVE: Vonesa e subvencioneve të qeverisë, pritet rritje e çmimit të energjisë në vitin 2023

SKANDALOZE: Kosova sërish rrezikon stabilitetin Evropian në energji, paralajmërohet për gjobitje 5 milionë € dhe shkyçje nga sistemi (DOKUMENT)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera