Komuna e Skenderajt: 400 familje janë prekur nga vërshimet, deri më tani nuk kemi asnjë ndihmë nga qeveria
Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 23 January 2023
Përmbytjet masive në Skenderaj që ndodhën javën e kaluar e ku shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale, në rrugë, banesa, shtëpi e biznese e edhe automjete të shumta të cilat i mori përpara uji që mbuloi gati gjithë qytetin e edhe shumë fshatra përreth.
Nga këto vërshime janë prekur 400 familje në këtë komunë, ndërsa qeveria ende nuk ka marrë as edhe një hap konkret që tu dalë në ndihmë qytetarëve të kësaj komune.
Kështu kanë deklaruar për Gazetën Infokus, nga zyra për informin e komunës ku tregojnë se edhe pas kaq ditësh ende nuk ka diçka konkrete nga institucionet qendrore.
“Ndërkohë që ekipet e Shtabit Emergjent, të cilat po merren me çështjen e evidentimit të rasteve, e të cilat janë duke u grumbulluar në vazhdimësi, mund të konstatojmë se numri mund të shkojë deri në 400 raste/familje që janë prekur nga përmbytja. Për fat të mirë, në gjithë këtë situatë të rëndë, nuk ka viktima në njerëz, në radhë të parë, gjë që është tepër sukses, e po ashtu nuk ka as ndonjë rast që ka pësuar lëndime nga vërshimet”, janë përgjigjur nga kjo komunë për Infokus.
Pavarësisht kësaj nga kjo komunë kanë bërë të ditur se situata është arritur që të menaxhohet mirë, mirëpo nga ana e nivelit qendror nuk ka pasur ndonjë veprim konkret e ku kanë kërkuar nga ana e Qeverisë së Kosovës përkrahje për rindërtimin e Skenderajt.
“Situata megjithatë është arritur të menaxhohet mirë, pasi në shërbim të kësaj janë vënë të gjitha kapacitetet ekzistuese të Komunës së Skenderajt, përfshirë të gjitha ndërmarrjet publike që ka edhe Skenderaj hise në to (si Kompania e Mbeturinave Uniteti, Ujësjellësi, Eko Natyra), ndërkohë që në ndihmë të përballimit të kësaj situate kanë dal edhe komunat tjera, me shërbimet e veta publike, gjë që u jemi shumë mirënjohës. Kurse, sa i përket ndihmës dhe mbështetjes nga niveli qendror, deri më tani nuk ka pas diçka konkrete. Ne shpresojmë në përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, me qëllim të rindërtimit të Skenderajt nga dëmet e shkaktuara si pasojë e vërshimeve dhe përmbytjeve”, thuhet në përgjigjet e tyre për Infokus.
Në lidhje me këto vërshime kryetari i kësaj komune Fadil Nura pas shpalljes së gjendjes të jashtëzakonshme e ka formuar edhe shtabin emergjent ku kanë bërë të ditur se vlera e dëmit të shkaktuar nga vërshimet në këtë komunë është gjithsej 10 milionë euro.
“Kryesisht, janë 10 fshatra që janë goditur, përfshirë qyteti i Skënderajt. Është dëmtuar jashtëzakonisht infrastruktura publike. Bëhet fjalë për 11 ura të shkatërruara totalisht, jashtë përdorimit. Rrugë, ekonomi familjare, biznese, ekonomi bujqësore, ku vlerësimi është 10 milionë euro dëme në total.” – tha Nura.
Ndërsa kryeministri i Kosoës, vizitoi këtë komunë vetëm pas tre ditësh nga vërshimet dhe atë pas hsumë kritikave që erdhën në adresën e tij.
Mirëpo edhe pas kësaj vizite ai në profilin e tij njoftoi se kishte vizituar dy komunat më të prekura nga vërshimet, Skenderajn dhe Mitrovicën, por përsëri duke dhënë ndonjë informacion se a do të ndihmohen nga qeveria banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Madje kreu i qeverisë Albin Kurti pas shumë kritikave dje (e diel) vizitoi këtë komunë por edhe komunën e Mitrovicës, mirëpo edhe pas vizitës së tij ai nuk premtoi ndonjë veprim.
konkret.Kujtojmë që për shkak të vërshimeve të mëdha kjo komunë kishte shpallur gjendjen emergjente ku si pasojë janë pezulluar disa aktivitete. Katër shkolla nga kjo komunë sot nuk janë duke e zhvilluar mësimin shkak i këtyre përmbytjeve. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...
-
Drita Millaku, Labinotë Demi Murtezi dhe Ardiana Matoshi nga Vetëvendosje, tri deputetet më pasive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
“Daily Mail” e vlerëson Shqipërinë si perlë të fshehur
Është e lehtë të bindesh për të vizituar një destinacion magjepsës bazuar vet...
-
Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë
Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, n...
-
EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në akt...
-
Gjendet i vd*kur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë dje. Policia...
-
Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpjeguar se si do ta menaxhojë sfidën...
-
Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të lu*tës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve...
-
Shqiptarët të pa interesuar për politikën
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e të premtes qytetar...
-
OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve
Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e f...
-
Besnik Tahiri, Armend Muja dhe Abelard Tahiri, tre deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami e Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...