Lajme

Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami e Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 27 April 2024

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë.

Nga të dhënat e raportit që janë nxjerrur Ganimete Musliu nga PDK-ja, Hykmete Bajrami nga LDK dhe Mimoza Kusari Lila nga VV janë tri deputetet gra me më së shumti deklarata në Kuvendin e Kosovë.

E katërta renditet Mirlinda Tishukaj-Sadiku nga VV, kurse e pesta renditet Ariana Musliu-Shoshi nga PDK.

-Advertisement-

Ndërsa në bazë të deklaratave të deputetëve, rezulton se 15 deputetë nuk kanë ngritur asnjë çështje nga totali i 2114 deklaratave gjatë vitit 2023, ku prej këtyre deputetëve 9 janë grupit parlamentar të Listës Serbe, një nga GP LV, një nga GP LDK, një nga GP MULTIETNIK, një deputet i subjektit politik GI za Slobodu, Pravdu i Opstanak (GI SPO), një deputet nga Partia Unike Gorane (JGP) dhe Një deputet nga subjekti politik Romani Iniciativa (RI).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera