Lajme

Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 09 May 2024

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikonike të Arbërisë apo siç njohën ndryshe shkallët e “Dragodanit”, kanë marrë një ngjyrë tjetër.

Ai përmes disa fotografive të publikuara në “Facebook”, ka thënë se në Ditën e Evropës këto shkallë i veshëm me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian.

Kjo si simbol i rrugëtimit tonë drejt Bashkimit Evropian i cili është i natyrshëm dhe i pashmangshëm.

-Advertisement-

“Rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm.  Në Ditën e Evropës, i veshëm shkallët ikonike të Arbërisë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian si simbol i këtij rrugëtimi”, thuhet në njoftimin e Ramës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera