Lajme

OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 27 April 2024

Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit.

Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të ndryshme nga institucionet qendrore e lokale.

Ndërkaq, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kërkuar zbardhjen e fatit të të gjithë të zhdukurve në Kosovë.

-Advertisement-

“Në ditën e Personave të Zhdukur në Kosovë, ne bëjmë thirrje për ripërtëritje të përpjekjeve për të zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve. Në veçanti në këtë ditë ne qëndrojmë me të gjitha ato familje që presin përfundimin e këtij procesi. Shërimi i plagëve të së kaluarës do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore për të gjithë”, ka shkruar misioni i OSBE-së në Kosovë, duke e përmbyllur postimin me #NeverForget.

Në Kosovë llogariten mbi 1600 persona të pagjetur nga lufta që Serbia e zhvilloi në Kosovë më 1998-‘99.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera