Lajme

Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 09 May 2024

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pasi kjo e fundit ka pretenduar se në Kosovë ka “lulëzim ekonomik”.

Bajrami i ka thënë asaj se pretendimet për këtë zhvillim ekonomik janë sikur të thoshte se “Kosova është njohur nga pesë vendet e Bashkimit Evropian”.

“S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës Asnjë njohje prej se kanë ardhur në pushtet. Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë, kryediplomatja del e flet të pavërteta për “lulëzimin ekonomik” të Kosovës. Kryediplomatja me zero suksese gjatë gjithë mandatit paska thënë që ” kemi rritje të GDP-së për 50%, kjo i bien sikur me pas thanë ”në tri vitet e fundit kemi siguru njohjet nga 5 vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën”, ka shkruar Bajrami.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera