E TURPSHME: Kurti injoron dy qytetet me dëmet më të mëdha nga vërshimet, Skenderajn e Mitrovicën, viziton Istogun

Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 20 January 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas një dite shumë të rëndë për qytetarët në Skenderaj e Mitrovicë vendosi të injorojë këto dy qytete me dëmet më të mëdha nga vërshimet e vizitoi komunën e Istogut.
Pavarësisht se u raportua gjatë gjithë ditës për një gjendje të rëndë nga vërshimet e dëme të mëdha në pothuajse gjithë qytetin e edhe në disa fshatra të Skenderajt e të Mitrovicës, Kurti denjoi të vizitonte qytetarët e prekur në këto pjesë.
Në orët e hershme të mëngjesit, i pari i ekzekutivit së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizituan Istogun e fshatin Drejë të kësaj komune.
Kjo ani pse dëmet në këtë fshat janë më të vogla se sa në Skenderaj e në Mitrovicë. Pamjet e sotme nga Skenderaj tregojnë rrugë e lokale të prishura tërësisht, vetura që kanë mbeture rrugëve të qytetit pasi u morën përpara vërshimet.
Një gjendje e tillë është edhe në Mitrovicë. Bizneset në qytet e shtëpitë janë zgjuar pa ujë të pijshëm e pa rrymë. Derisa e kanë të pamundur të vazhdojnë punën e jetën në këtë gjendje. Mirëpo si duket kjo nuk është një arsye e mjaftueshme që kreu i shtetit të vizitojë këto dy qytete.
Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me zyrtarët e dy komunave më të prekura nga vërshimet për të parë nëse kanë pasë ndonjë ndihmë nga institucionet qendrore në këto orë të vështira mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, mbrëmë njoftoi se janë evakuuar të gjitha familjet që ishin në rrezik nga përmbytjet.
Pamje nga gjendja në Skenderaj
Derisa edhe në Mitrovicë, kryetari i komunës, Bedri Hamza mbrëmë njoftoi se deri në orën 23:00 janë evakuuar 40 familje në këtë qytet si pasojë e vërshimeve.
Nuk dihet nëse Kurti do të vizitojë apo jo gatë ditës këto dy komuna të prekura dhe me më së shumti dëme nga vërshimet mirëpo që padyshim këtë vendosi mos ta bënte mëngjesin e së premtes.
Pamje nga gjendja në Mitrovicë
Pas vizitës në Istog, i pari i vendit së bashku me ministrat që ishin me të janë kthyer në Prishtinë, e ku Kurti është duke pritur në takim delegacionin e përbërë nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav MIroslav Lajçak me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Jens Plotner, Emmanuel Bonnesë që shërben si këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe Franceso Maria Talo, i cili është këshilltar i kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Ky takim po bëhet për të intensifikuar bisedimet drejt një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Ndërkombëtarët arrijnë në Prishtinë, pritet të takohen me kryeministrin Kurti
Derisa gjendja me vërshimet po vazhdon të jetë e rëndë e Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar që reshjet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim duke rrezikuar kështu përmbytjen edhe të qyteteve të tjera./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...