“Pa rrymë, pa ujë të pijshëm e me shtëpi të pabanueshme”, qytetarët në gjendje të rëndë pas vërshimeve në Llaushë

Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 20 January 2023
Mëngjesi i gjeti me shtëpi nën ujë shumicën e banorëve të fshatit Llaushë, pas vërshimeve të djeshme e që sasi e madhe e ujit po vazhdon të jetë edhe sot në këtë fshat.
Abedin Hoxha, banor i këtij fshati ka thënë për Gazetën Infokus se banorët e këtij fshati e duke përfshirë këtu edhe atë dhe familjen e tij janë në gjendje të rëndë.
“Siç po e shihni shpijat janë gati të gjitha në ujë, të pabanueshme për momentin, jemi në gjendje shumë të ran”, ka thënë ai duke dërguar edhe pamje nga shtëpia e tij, ku sot po mundohen të largojnë ujin që u ka vërshuar dhomat, sallonin e kuzhinën.
Këta banorë po mundohen të vetëm që sa do pak të pastrojnë shtëpitë e tyre nga uji që ti kthejnë ato në gjendje të banueshme.
Derisa qysh nga dje ata nuk kanë ujë të pijshëm dhe as rrymë, e për më tepër nuk janë vizituar fare nga institucionet komunale e as nuk kanë pranuar ndonjë ndihmë.
“Prej dje s’kemi rrymë as ujë të pijshëm, kerkush nuk ka ardhë me na ndihmu, po mundohmi pak diçka vet çka po mujmë”, ka thënë ky banor i fshatit, Llaushë në Skenderaj për Infokus.
Vërshimet e djeshme në Kosovë më së shumti prekën Skenderajn, Mitrovicën e Istogun por që fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz megjithëse dëmet materiale janë të mëdha./Gazeta Infokus/
Këto janë pamjet e sotme nga fshati Llaushë dhe shtëpitë e përmbytura:

Të tjera
-
Kosova shënoi rritje në eksport gjatë shkurtit, importi mbetet rreth 5 herë më i lartë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e eksportit dh...
-
PS zyrtarizon kandidatët për kryetarë bashkie – lista me emrat
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë....
-
Zjarri shpërthen në ndërtesën e IML’së – Ministria e Drejtësisë jep detaje
Sonte në orët e mbrëmjes një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e Instituti...
-
Kurti nesër bën homazhe në Krushë, pastaj niset për Tiranë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër në ora 08:00 do të bëjë homazhe në ...
-
Deputeti gjerman: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet, shans real për t’u bërë pjesë e BE-së
Deputeti gjerman, Michael Helmut Roth ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe...
-
Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri, frikë për tensione të reja
Partia më e madhe e serbëve të Kosovës Lista Serbe, nuk do të marrë pjesë në ...
-
Ish-presidentja Jahjaga vjen me një postim për Kombëtaren e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin...
-
Drejtori i KIPRED: Nuk mund të flasim për avancim të demokracisë kur pushteti i konteston vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave të Mini...
-
Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Podujev...
-
Nushi i PSD’së: Ju që u gëzuat që nuk ka pas shumë njerëz në protestë, nuk e keni hallin e Zajdenicës
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot nga parti...
-
AAK thërret konferencë për medie
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie. Kjo ...
-
Barnat nga BE-ja në Kosovë, tash më pak se dikur
Nga 3800 produkte medicinale sa janë të regjistruara në vend, aktualisht diku...