Lajme

Ndërkombëtarët arrijnë në Prishtinë, pritet të takohen me kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 20 January 2023

Sapo ka arritur në Kosovë delegacioni i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me këshiltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Jens Plotner, Emmanuel Bonnesë që shërben si këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe Franceso Maria Talo, i cili është këshilltar i kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Pjesë e vizitës në Kosovë është edhe zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë në ora 10:00

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera