Fokus

Detaje për emergjencën skandaloze të Uran Ismailit

Autori: Doresa Geci 12:34 | 13 June 2019

Objekti i Klinikës Emergjente ka filluar të ndërtohet para 3 viteve mirëpo ndërtimi i saj do të zgjasë edhe për shumë muaj.

Kjo për shkak se ky objekt cenon qëllimin primar të klinikës emergjente për shpëtim e jetës së pacientëve, shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus ditë më parë ka raportuar për gjendjen e këtij objekti që është në ndërtim.

-Advertisement-

Sipas vlerësimeve nga kompania “Coning” në bazë të standardeve për objekte shëndetësore ky objekt ka një mori problemesh të cilët e bëjnë jo të përshtatshëm për shërbime emergjente, madje edhe të rrezikshëm për pacientët dhe mjekët.

Ky objekt sipas vlerësimeve nuk garanton mbrojtje të pacientëve dhe përdoruesve të objektit nga infeksionet intra-hospitalore për arsye të përdorimit jo adekuat të sistemit të trajtimit të ajrit si dhe të përzierjes së rrugëve të pastra me ato të pa pastërta.

Hapësirat e Klinikës së re Emergjentë në bazë të raportit janë të mbidemnisionuar.

“Objektet e ngjashme në rajon dhe Evropë, shërbimet emergjente i akomodojnë në sipërfaqe 2500-3000m2, ndërsa që sipërfaqja neto e objektit të projektuar është 15,970m2”, thuhet në këtë raport.

Kjo klinikë gjithashtu ka një numër të madhe të sallave kirurgjike sa në fakt nevojitet të ketë një klinikë emergjente.

Nga numri i intervenimeve kirurgjike emergjente në 3 vitet e fundit del se në DEDM janë trajtuar mesatarisht 6 pacientë në ditë për të cilat intervenime janë të mjaftueshme 2 salla kirurgjike, ndërsa që projekti në total përmban 21 salla kirurgjike.

Sipas këtij raporti të cilin ka siguruar Gazeta inFokus në bazë të analizave të bëra del se jeta e pacientëve është e rrezikuar për mungesë të theksuar për qasje të shpejtë në hapësirat të cilat duhet të ofrojnë shërbimin mjekësore që në minutat e parë të arritjes.

Gjithashtu sipas këtij raportit fleksibiliteti është minimal në përshtatje në raste të emergjencave të mëdha si dhe në rast të rritjes apo zvogëlimit të kërkesës shëndetësore.

Objekti dhe siguria e personave që janë përdorues të hapësirave të objektit janë shumë të cenueshëm nga zjarri për arsye të mos ndarjes së zonave me dyer apo mure me qëndrueshmëri ndaj zjarrit.

Mirëpo këtë raport të bërë nga kompania “Coning”,  zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë e quajnë të një anshëm.

“Kompania përmes këtij raportit i cili ishte i njëanshëm pretendon në defekte dhe mangësi që nuk i përkasin kompetencës dhe përgjegjëses së një punë-kryesi të kontraktuar dhe si i tillë tejkalon misionin e tij si punë-kryes” thuhet  ndër tjerash në përgjigjet e MSH-së për Gazetë inFokus.

Për krejt këto defekte Ministria e Shëndetësisë e akuzon kompaninë për mos kryerjen e punës si duhet.

Ndërsa Leonit Gecaj nga kompana “AL-Trade”, e mohon që raporti është i një anshëm, pasi që sipas tij, është profesional dhe i bazuar në referenca të standardeve për objektet shëndetësor.

“Raporti nga kompania “Coning” është profesional dhe i bazuar në referenca të standardeve për objektet shëndetësore pavarësisht nëse dikush e quan te një anshme, ato probleme kërkojnë trajtim, dhe ne ende nuk kemi ndonjë përgjigje nëse duhet te vazhdohet me projektin bazik, apo mendojnë të revidojnë”, ka thënë Gecaj. /Gazeta inFokus

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera