Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 30 April 2024
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të bëjë fushatë në shtetin e Miçiganit përgjatë kësaj jave. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, Miçigani është një nga pak shtetet që mund të ketë rol vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor.
Votuesit në Miçigan zgjodhën Donald Trumpin në 2016, por Joe Bidenin në 2020. Është një shtet ku ekipet elektorale të të dy kandidatëve besojnë se mund të sigurojnë fitore në nëntor.
Pjesë e synimeve së zotit Trump në Miçigan është të sigurojë votat e punëtorëve të industrisë së automobilëve, të cilëve sipas tij tij, po u rrezikohen vendet e punës për shkak të politikave të administratës Biden për energjinë e rinovueshme, përfshirë subvencionimet për blerjen e makinave elektrike.
Ky është mesazhi që ai pritet të përcjellë në tubimin e së mërkurës në qendër të Miçiganit.
“Do të qëndrojmë në Miçigan, një shtet që është shkatërruar për shkak të industrisë së automjeteve. Nuk do ketë më vende punë në Miçigan. Nuk do ketë më asnjë vend pune në industrinë e automjeteve. Sepse po përfitojnë vende të tjera, këto vende pune po hapen në Kinë dhe në shtete të tjera, për shkak të politikave qesharake për prodhimin e makinave elektrike”, u shpreh Donald Trumpi, kandidati republikan për President.
Sindikata kryesore që përfaqëson punonjësit e industrisë së automobilëve në Miçigan ka mbështetur zotin Biden përballë zotit Trump.
Paul Torrente është një nga përfaqësuesit e sindikatës.
“Donald Trumpi ka mbështetjen e korporatave në Miçigan, pikërisht të atyre që kufizojnë të drejtat e punëtorëve. Pra, kur ai thotë se ka mbështetjen e Miçiganit, në fakt ai nuk ka përkrahjen e punëtorëve në Miçigan, vetëm 1 për qind e mbështet atë”, tha ai.
Këtë mesazh po përdor zoti Biden për të ruajtur votat e familjeve të punonjësve të sindikatave, që sipas një ankete të rrjetit NBC News, vazhdojnë ta preferojnë atë përballë zotit Trump, por me një diferencë më të ngushtë se 4 vjet më parë.
“Vizioni i Donald Trumpit për Amerikën është hakmarrja dhe ndëshkimi. Një ish President që u mund në zgjedhje dhe e shikon botën nga Mar-a-Lago, që i përulet miliarderëve dhe përçmon punonjësit e sindikatave. Jo vetëm nuk na mbështet, por ai na përbuz”, tha Presidenti Biden.
Një disavantazh për zotin Biden në Miçigan, mund të jenë votuesit tradicionalisht demokratë që kundërshtojnë mbështetjen që Presidenti i ka dhënë ndaj Izraelit për luftën në Gazë.
“Mendoj se ai po e bën qëllimisht, po ndjek një politikë që është jo vetëm çnjerëzore dhe e neveritshme për të gjithë ata që shpresonin për diçka ndryshe, por që do ketë pasoja në nëntor 2024”, thotë Omar Suleiman, imam në Qendrën Islamike në Detroit.
Në qytetin Adams në Miçigan, votuesit besojnë se zoti Biden nuk e ka trajtuar siç duhet çështjen e emigracionit të paligjshëm dhe e ka humbur kontrollin mbi kufijtë, thotë zyrtari i bashkisë së qytetit, Randy Johnson.
“Shikoni se sa njerëz dhe nuk e po e them me të keq, por shikoni sa njerëz kanë ardhur. Shikoni se sa njerëz kanë ardhur, që nuk e dinim. Shihni se njerëz të këqij kanë hyrë. Muri i zotit Trump në kufi do të kishte penguar që kjo të ndodhte”, thotë ai.
Zoti Trump thotë se votuesit në Miçigan janë lodhur nga zoti Biden.
“Këtë nëntor, shteti i madh i Miçiganit do t’i thotë Joe Bidenit se është i pushuar nga puna dhe duhet të largohet”, tha zoti Trump.
Presidenti Biden beson se mbështetja e tij e fortë që gëzon tek puonjësit e sindikatave do ta ndihmojë atë të rizgjidhet.
“Jeni më të mirët në botë. Më mbështetët në 2020. Falë jush, jam sot President i Shteteve të Bashkuara. Falë jush. Ky është fakt. Dhe falë jush, do e bëjmë përsëri humbës Donald Trumpin në 2024”, tha zoti Biden.
Një anketë e rrjetit CBS News tek votuesit në Miçigan në fundjavën e kaluar tregoi se zoti Biden kishte një epërsi të ngushtë ndaj zotit Trump, ndërsa thuajse 2/3 e zgjedhësve thanë se vota për Presidentin këtë vit ka më tepër rëndësi nga sa kishte 4 vjet më parë. /VOA
Të tjera
-
Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në Wash...
-
Policia arreston dy persona, njëri nga ta gëlltit një qese të vogël me kokainë – konfiskohen lëndë narkotike dhe armë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në flagrancë, pasi të njëjtit janë ...
-
Breshër i madh edhe në Prishtinë, veturat detyrohen të ndalen tek ura në Fushë Kosovë (PAMJE)
Reshjet e mëdha të shiut si dhe breshër i madh kanë filluar të bjerë pasditen...
-
Grenell: Kosova po largohet nga Perëndimi, Kurti e Osmani u kritikuan edhe nga administrata e Biden
Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard ...
-
Cameron do të vizitojë Tiranën, vendoset posteri gjigant ku i urohet mirëseardhje
David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë ...
-
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës...
-
Bitcoin vazhdon rritjen, ja sa shkoi
Çmimi i Bitcoin aktualisht është vetëm 3% larg nga niveli i tij më i lartë i ...
-
Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Gjykata Speciale, nuk do ...
-
Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”
Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u...
-
Shi e breshër në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët
Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin...
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...