Lajme

Suspendimi i gjykatësit që e la në liri Enver Sekiraqën, avokati Jashari: Vendim i ngutshëm

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 21 May 2024

Avokati Arbër Jashari e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor për ta suspenduar gjykatësin Agim Kuqi, i cili në fillim të këtij muaji kishte vendosur që Enver Sekiraqën, të dyshuarin për vrasjen e policit Triumf Riza, ta linte të mbrohej në liri, shkruan Gazeta Infokus.

E ku së fundmi i dyshuari Enver Sekiraqa është arratisur.

Jashari thotë se ky vendim i KGJK-së do t’i frikësojë gjykatësit, të cilët sipas tij tash do të hezitojnë ta ndërprejnë ndonjë masë paraburgimi “se mund të përballet me pasoja disiplinore”.

-Advertisement-

“Vendimi për suspendimin e gjyqtarit Agim Kuqi, eshte i ngutshem. Pas ketij vendimi të KGJK-se, asnje gjyqtar s’ka me guxu me nderpre ndonjë masë paraburgimi nga frika, se mund të perballet me pasoja disiplinore. Gjyqtaret pergjigjen penalisht, ose i nënshtrohen procedures disiplinore vetem nese shkelin ligjin me qellim, në kembim te ndonjë perfitimi material, per veten ose tjeterin. Perndryshe është në natyren e punes se tyre, te gabojnë, prandaj jane disa instanca gjyqesore”, shkroi Jashari në një postim në “Facebook”.

Po ashtu Jashari thotë se “gjyqtari Agim Kuqi(ose trupi gjykues), ka vepru në përputhje me dispozitat e KPP-se.

“Perndryshe është në natyren e punes se tyre, te gabojnë, prandaj jane disa instanca gjyqesore. Gjyqtari Agim Kuqi(ose trupi gjykues), ka vepru në perputhje me dispozitat e KPP-se(366 par 1, pika 1.2) kur ia ka ndeprerë masen e arrestit shtepiak, te akuzuarit E.S. pa çka se ky e ka tradhetu besimin e gjykates. Është në diskrecionin e gjyqtarit me i vlerësu provat dhe rrethanat e rastit, sipas bindjes se lirë.Pergjegjesinë per arratisje, e mban vet personi qe ka zgjedh mu arratise”, shkroi tutje Jashari./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera