Fokus

Breshër i madh edhe në Prishtinë, veturat detyrohen të ndalen tek ura në Fushë Kosovë (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 21 May 2024

Reshjet e mëdha të shiut si dhe breshër i madh kanë filluar të bjerë pasditen e sotme në disa vende të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Pas breshërit të madh që shkaktoi dhe kaos në Han të Elezit duke dëmtuar disa xhama të veturave, reshjet e mëdha të breshrit kanë filluar edhe në Prishtinë.

Në disa pamje të siguruara nga Infokus rrugës Prishtinë-Fushë Kosovë shihet se si veturat janë ndaluar tek ura afër ETC-së për të mbrojtur veturat e tyre ndaj breshërit.

-Advertisement-

Gjithashtu nga pamjet shihet se reshjet e mëdha të shiut janë duke e vështirësuar vozitjen dhe pamjen e vozitësve./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera