Lajme

Njësiti FAST Kosova arreston një person të kërkuar nga INTERPOL’i

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 30 April 2024

Policia ka njoftuar se njësiti Fast Kosova ka arrestuar një person të kërkuar nga INTERPOL’i.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësiti ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere,  ka arritur të arrestoj një person me urdhërarrest ndërkombëtarë.”

A.H. është arrestuar në Ferizaj dhe është shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili kërkohej për “trafikim me narkotikë”.

-Advertisement-

“Me datë 29.04.2024 në qytetin e Ferizajt, ky njësit në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë për Narkotik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj pas një pune intensive në terren, ka arritur të lokalizoj dhe arrestoj një shtetas nga Maqedonia e Veriut  me inicialet A.H., (viti i lindjes 1983) i shpallur në kërkim ndërkombëtar të INTERPOL-it për veprën penale “Trafikim me Narkotik”.”

“Me urdhër të Prokurorit kompetent, ndaj të njejtit do të aplikohen procedurat e parapara për këto raste, deri në ekstradimin e tij. Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, përfshirë edhe fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera