Lajme

Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 21 May 2024

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, i ka reaguar të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili e sugjeroi opozitën në Shqipëri që të mos vendosë në krye të saj dikë që “na kujton përplasjet e viteve ‘90”.

Berisha i reagoi Escobarit duke i thënë se koha më e keqe e shqiptarëve ka qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo, sipas tij, e ktheu opozitën në një fasadë.

“Në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar. Qytetarët opozitarë me votën e tyre në dy palë zgjedhje pavarësisht manipulimeve, heqjes arbitrare të logos së përfaqësimit, mungesës së plotë të fondeve, komisionerëve dhe numëruesve, kërcënimeve të turpshme, kanë treguar me kurajo se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim. Ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit”, tha Berisha, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ndërsa, për sa i përket viteve të ’90, Berisha i tha Escobarit se ato ishin vitety e zgjimit dhe daljes nga diktatura, ku PD-ja, sipas tij, e udhëhoqi revolucionin demokratik të përmbysjes së diktaturës dhe kalimin e vendit nga monizmi në demokraci.

“Në atë kohë James Baker do u thoshte shqiptarëve: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”! Sa keq që pas 30 vjetesh një burokrat u thotë atyre se nëse zgjidhni atë që dëshironi do të hani bar! Jam i sigurt që shqiptarët dhe demokratët e kanë shumë të thjeshtë zgjidhjen mes këtyre dy modeleve”, shkroi Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera