Publikohet një foto e re: Rrustem Llapi ia bëri me dorë policisë menjëherë pas të shtënave fatale
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 30 April 2024
“Pas të shtënave fatale, ai ia bëri me dorë në mënyrë rastësore policisë”.
Kështu shkruan sot tabloidi gjerman ‘Bild’ në titullin e një artikulli të fundit rreth vrasjes së të dielës mbrëma në Dyseldorf, për të cilën është arrestuar Rrustem Rushiti, një 52-vjeçar nga Podujeva.
‘Bild’ ka publikuar një video të re në të cilën thuhet se shfaqet Rrustem Rushiti, i njohur me nofkën ‘Llapi’, duke ia bërë në mënyrë krejt rastësore me dorë Policisë gjermane disa momente pas të shtënave me armë.
Video të cilën e ka publikuar mediumi gjerman, është incizuar nga një dëshmitar okular. Pas vrasjes, sipas imazheve të reja, kosovari nuk është larguar nga vendi i ngjarjes.
Një foto (e nxjerrë nga video), e publikuar nga mediumi gjerman, shfaq Rushitin me një këmbë mbi një bllok-mbrojtës të rrugës. Pranë tij, shihet i shtrirë në tokë Aleksandar M., reperi gjerman me origjinë serbe, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
Mediat gjermane kanë raportuar të hënën se viktima Aleksandar M. ishte edhe reper dhe i pëlqente të prezantohej në internet si ” gangster” i vërtetë. Ai kultivonte një imazh si biznesmen pasanik, herë pozonte me një Ferrari, herë me xhipa të mëdhenj.
Ndërkaq, Rrustem Llapi është një shqiptar nga Podujeva, i cili në rrjetet sociale publikonte shpesh video në Tik-Tok në të cilat shfaqej herë në Kosovë, e herë në Gjermani.
Të tjera
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...
-
Deputeti gjerman e qorton Qeverinë e tij që s’e futi në agjendë Kosovën, paralajmëron diskutim në Vilnius
Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i gr...
-
Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas dështimit që kërkesa e Kosovës ...
-
Krasniqi: Kjo qeveri dështoi të finalizojë një punë pothuajse të kryer
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mos anëtarësimin e ...
-
Degradimi i Drinit të Bardhë, sekuestrohen një kamion dhe ekskavator
Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësin...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranim të kadetëve
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për vitin akademik 2024/2025 për pranim ...
-
Aksidẹnt në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në qytetin e fshatin Raushiq të q...
-
Ramabaja: Kurti njihet botërisht si një prej kryeministrave më intelegjentë në Evropën Juglindore
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja në një debat televiziv e ka ko...
-
Sami Kurteshi thotë se interpretimi shkencor e nxjerr të pafajshëm për sulm
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...