Detaje: Të mërkurën varroset gruaja që dyshohet se vdiq nga një injeksion
Autori: Xhejlane Kaçiu 14:55 | 15 January 2019
Trupi i pajetë i gruas nga Istogu, që dyshohet se ndërroi jetë pas një injeksioni të marr po qëndron ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Gazeta inFokus ka mësuar detaje të reja rreth viktimës dhe familjes së saj.
E ndjera është Florie Pelaj Maxharraj nga Vrella, e lindur më 22.11.1967.
Ajo vdiq të hënën në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ky rast po trajtohet si “Vdekje e Dyshimtë” nga Policia, pasi familjarët dyshojnë se terapia që mori një ditë më parë në Istog ka shkaktuar vdekjen e saj.
Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në stacionin policor të Jugut të hënën në ora 7 të mëngjesit, është hapur një rast “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Mjekësi Ligjore. Nuk mund të japim më shumë informacione derisa nuk kemi një raport nga Mjekësia Ligjore”, ka deklaruar Ahmeti për Gazetën inFokus.
I kontaktuar nga inFokus, Seferaj tha se pacientja në fjalë është trajtuar njësoj si të tjerët në Qendrën Emergjente në Istog.
Gazeta inFokus mëson se pasi gjendja e pacientes u përkeqësua derisa ishte në shtëpi, ajo u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës ku u konstatua ajo ka pasur alergji në injeksionin e marrë dhe e kanë drejtuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjeku i Spitalit Rajonal të Pejës, Demë Nikçi ka pranuar se ka trajtuar pacienten në fjalë, por nuk pranoi të jap detaje në lidhje me rastin.
Gazeta inFokus ka mësuar varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën në ora 13:00 në fshatin Vrellë të Istogut.
E ndjera ka lënë pas dy vajza, njëra 17 e tjetra 11 vjeçe. /Gazeta inFokus/
Lexoni edhe lajmin paraprak këtu.
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...