Lajme

Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 30 April 2024

Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partisë, Memli Krasniqi, ka pasur kontakte me të gjitha subjektet politike, edhe me Vetëvendosjen, për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, shtoi se “fatkeqësisht edhe në këtë pikë, sikurse edhe në shumë çështje të tjera, Lëvizja Vetëvendosje diçka tjetër thotë publikisht, e diçka tjetër mendon dhe beson”.

Çitaku tutje shtoi se partia e saj beson që brenda këtij viti, më së largu në vjeshtë, do të kemi zgjedhje të reja në Kosovë.

-Advertisement-

“Ne nuk jemi këtu për protagonizëm. Jemi munduar që të kemi konsensus. Ne duam që të gjitha partitë opozitare të jenë në dakordancë për datën eventuale të zgjedhjeve të reja. Vendi ka nevojë për zgjedhje, kaq e thjeshtë është. Kuvendi është bllokuar , nuk votohet asgjë”, tha ajo në Klan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera