Fokus

Morën mijëra euro nga buxheti pa kryer asnjë punë, pas katër vitesh qeveria Kurti shpërbënë ndërmarrjen NKEC

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 21 May 2024

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka marrë vendim që ta shpërbëjë Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës.

Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës ishte themeluar për të menaxhuar kontratën e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” nga ‘Contour Global’, por ky projekt është anuluar që nga marsi i 2020.

Pë shpërbërjen e kësaj  ndërmarrjeje Gazeta INFOKUS ka raportuar ekskluvizsht qysh në muajin shkurt.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Ekskluzive: Shuhet ndërmarrja NKEC që shpenzoi deri në 700 mijë euro, pa kryer asnjë punë

Nga Ministria e Ekonomisë kishin konfirmuar për Infokusin se në këtë ndërmarrje nuk kishte mbetur më asnjë punëtor nga viti 2023 dhe se do të fillonin procedurat për shuarjen e saj.

Por si e arsyetoi pushteti vazhdimin e punës të kësaj ndërmarrjeje edhe katër vite më pas?

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Ekonomisë për Gazetën Infokus deklaruan se ndërmarrja kishte vazhduar funskionimin dhe se arsyeja pse ishte ndërruar e vendosur bordi i ri ishte për “ti dhënë zgjidhjen përfundimtare ndërmarrjes”.

“Ndërmarrja ka vazhduar të ekzistojë përderisa ka pasur çështje të hapura rreth projektit të termocentralit. Bordi është emëruar për të t’i dhënë zgjidhjen përfundimtare ndërmarrjes. Ndërmarrja nuk ka operime, dhe bordi ka propozuar shpërbërjen e saj. Komisioni i Ministrave për Ndërmarrjet Publike ka propozuar shpërbërjen e ndërmarrjes, mbështetur në raportin dhe rekomandimin e bordit të drejtorëve”, thuhej në përgjigjen e ME-së për Infokus.


Ndërmarrja prej vitesh ishte pa funksion, por vetëm brenda vitit 2022 ia ka harxhuar buxhetit të shtetit afër 100 mijë euro në paga për shtatë anëtarë të saj.

Në mbledhje Qeveria ka miratuar edhe propozim-vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila prekte nga realizimi i projektit: “Ndërtimi i Qendrës së Paraburgimit dhe Institucionit Korrektues në Prizren”, propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila preken nga realizimi i projektit: “Ndërtimi i Rrugës Rajonale R221 Cerokolez-Rakosh” si dhe propozim-vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila prekte nga realizimi i projektit: “Konservimi, restaurimi dhe ndërtimi i kompleksit memorial Masakra e Reçakut”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera