Lajme

Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 30 April 2024

Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku ka kujtuar momentet me të.

Lushtaku ka thënë se në shenjë mirënjohje për të rënët, shkon gati çdo ditë në 2 e 3 të natës tek varrët e shokëve të rënë për lirinë që ne e gëzojmë sot.

“Unë gati nuk po them çdo ditë, por në javët ndoshta edhe në 2 e në 3 të natës shkojë para vorreve të shokëve”, ka thënë Lushtaku.

-Advertisement-

Ai ka thënë se ideali i luftëtarëve dhe të rënëve për lirinë është realizuar në 95 për qind.

“Për secilin pjesëtarë të UÇK-së për secilin shqiptarë, unë mendojë se ideali i atyre burrave që kanë rënë, është realizuar 95 për qind. Baballarët tonë nuk e kanë menduar asnjëherë që do të ketë President të Kosovës, Kryeministër, Polici të Kosovës që do të ketë edhe Ushtri të Kosovës.Unë mendojë që familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të Kosovës kjo i bën me u ndje edhe më mirë, por edhe të lumtur se gjaku i tyre nuk ka shkua huq”, është shprehur Lushtaku.

“Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve” – Rrëfimi prekës i Sami Lushtakut (youtube.com)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera