Lajme

Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 30 April 2024

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime sonte në fshatin Uçë dhe në Istog të Poshtëm, të komunës së Istogut.

Ai ka thënë se rizgjimi i madh i djathtë po merr formë.

“Rizgjimi i madh i djathtë po merr formë. Në çdo qytet e fshat, Lidhja jonë po ribëhet. Ajo sërish po merr mbështetjen e gjërë popullore si organizim nacional kundrejt pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik. Ju faleminderit për pritjen dhe gjithë këtë interesim të madh. Rrugën do ta bëjmë bashkë!”

-Advertisement-

Gjatë ditës, Abdixhiku ka qenë edhe në fshatin Vrellë ku ka ndarë mirënjohje për Avdyl Bicajn.

“Gjatë ditës qëndrova edhe në fshatin Vrellë. Aty ndava mirënjohje për Avdyl Bicajn dhe nderova gjithë familjen e tij, për kontributin e dhënë në lëvizjen kombëtare për shtetësi. Nderojmë të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen!”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera