Kaq qytetarë morën shtetësinë e Kosovës në vitin 2022
Autori: Elvira Haxhiu 18:34 | 28 December 2022
Që nga fillimi i muajit janar e deri në fund të nëntorit në vitin 2022, shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar 546 qytetarë, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme përmes një përgjigje për Infokus.
“Gjatë periudhës 01.01.2022-30.11.2022, shtetësinë e Republikës se Kosovës e kanë fituar gjithsej 546 persona”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Kurse në vitin 2021, 421 persona kanë marrë shtetësinë kosovare, pra 125 më pak se këtë vit.
Ndërkaq, që nga janari e deri në fund të nëntorit nga shtetësia kosovare kanë hequr dorë mbi 4 mijë e 400 qytetarë.
LEXO EDHE: Kaq qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare në vitin 2022
“Gjatë periudhës 01.01.2022-30.11.2022, nga shtetësia e Republikës se Kosovës janë liruar gjithsej 4,423 persona”, kanë thënë nga MPB për Infokus.
Derisa në vitin e kaluar 4 mijë e 938 persona kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare.
Arsyeja kryesore që qytetarët lirohen nga shtetësia kosovare është se shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk e lejojnë dy shtetësinë, duke përfshirë edhe disa nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së.
“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk e lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tanë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, thuhet në përgjigjen e MPB-së./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Edhe AAK refuzon ftesën e Kurtit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Lidhjes Demokratike në refu...
-
AAK akoma nuk ka vendosur nëse do të shkoj në darkën me opozitën që po e organizon kryeministri Kurti
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke shqyrtuar ftesën e bërë nga kryem...
-
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse ...
-
Shqipëria me strategji për rikthimin e shqiptarëve
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe INSTAT zbulojnë se në harkun k...
-
Izraeli në aksion të ri ndaj Hamasit në Gaza
Të premten më 10 maj, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit - IDF publikuan pamje ng...
-
Suspendimi i kryesindikalistit, BSPK mbështet Sindikatën e Policisë së Kosovës
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka mbështetur fuqishëm reagim...
-
LDK nuk i shkon kryeministrit Albin Kurti në darkë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeminsitrit Albin K...
-
Prince Caffe hyn në tregun e Belgjikës
Prince Caffe ka filluar shtrirjen në tregun e Belgjikës, duke u bashkuar me d...
-
Presidentja Vjosa Osmani pozon si “sherife” në Texas
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej disa ditësh është duke qëndruar në ...
-
Loja s’ka nisur akoma, Ali Ahmeti publikon “Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare”
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti publikoi “Dekla...
-
Xhamia e shkatërruar në luftën e Bosnjës ngrihet nga rrënojat
Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë,...
-
Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet S.M.,...