Lajme

AAK akoma nuk ka vendosur nëse do të shkoj në darkën me opozitën që po e organizon kryeministri Kurti

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 11 May 2024

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke shqyrtuar ftesën e bërë nga kryeministri Albin Kurti për një takim më 13 maj.

“Jemi në shqyrtim të pjesëmarrjes”, ka thënë për KlanKosova.tv zëdhënsi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

Deri më tani është PDK që ka pranuar ftesën, derisa nga LDK kanë refuzuar që t’i shkojnë Kurtit në darkën e së hënës.

-Advertisement-

Në ftesën e Kurtit është thënë se në këtë takim do të diskutohet rreth  përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

 

AAK pergjigjja ndaj Kurtit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera