Lajme

Edhe AAK refuzon ftesën e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 11 May 2024

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Lidhjes Demokratike në refuzimin e ftesës së kryeministrit Albin Kurti për një takim të hënën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Lidhjes Demokratike në refuzimin e ftesës së kryeministrit Albin Kurti për një takim të hënën.

Kryeministri Albin Kurti ftoi dje opozitën për një darkë pune, në të cilën do të diskutohej mbi agjendën legjislative të Kuvendit të Kosovës për sezonin pranveror.

-Advertisement-

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri ka konfirmuar për KosovaPress se kjo parti nuk do të merr pjesë në takim.

Ndërsa në përgjigjen e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj dërguar kryeministrit Albin Kurti thuhet se “sa i përket temës së kësaj darke, besoj se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare”.

“Zoti Besnik Tahiri, i cili e udhëheqë grupin tonë parlamentar dhe kolegë të tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim. Konsideroj që kjo temë bie drejtpërdrejt në përgjegjësinë dhe në dijen e tyre. Në qoftë se ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë, këtë çështje mund ta trajtojmë në një kohë tjetër, në një moment tjetër në mënyrë që të përafrojmë qëndrimet që janë me interesa nacional”, thuhet në përgjigjen e Haradinajt.

Kryeministri Albin Kurti për herë të fundit kishte ftuar në takim opozitën në nëntor 2022 për të diskutuar mbi gjendjen në veri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera