Lajme

LDK nuk i shkon kryeministrit Albin Kurti në darkë

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 11 May 2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka kthyer letrën kryeminsitrit Albin Kurti, duke lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në darkën e ftuar për 13 maj.

Abdixhiku në letër e ka konsideruar si të vonuar përpjekjen e Kurtit për të gjetur një klimë bashkëpunimi.

Për çështjen e ngritur në letër lidhur me përmbushjen e agjendës legjislative, Abdixhiku ka thënë se është çështje që diskutohet në Kryesi të Kuvendit ku partitë politike dhe përfaqësusit politik i japin qëndrimet.

-Advertisement-

Ndërsa për marrëveshjet ndërkombëtare, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja i konsideron mbi politikat ditore dhe do të vazhdojë t’i votojë siç i ka votuar./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera