U gjet e vdekur e me lëndime në trup – Prokuroria ende në pritje të raportit të obduksionit për vdekjen e dyshimtë të 30 vjeçares

Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 10 January 2023
Kanë kaluar afro 6 ditë që kur një 30 vjeçare u gjet e vdekur në rrugën “Ferat Dragaj”, lagjia “Bregu i Diellit” në Prishtinë, në hollin e banesës së saj.
Ndërsa nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë konfirmuar për Gazetën Infokus se ende nuk dihet se si erdhi deri tek vdekja e saj. Kjo pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk e ka dërguar raportin e obduksionit.
“Referuar pyetjeve tuaja, mund t’iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore karshi këtij rasti, si dhe jemi në pritje të raportit të obduksionit, andaj në këtë fazë nuk mund të ndajmë me Ju informata të tjera”, ka thënë zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.
Vdekja u cilësua si “e dyshimtë” dhe nga policia u konfirmua se gruaja kishte lëndime në trup.
“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).
Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, konfirmoi për Infokus, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, me 4 janar, kur edhe ndodhi rasti.
Mirëpo edhe pas kaq ditësh ende nuk dihet se çfarë ndodhi me rastin e 30 vjeçares që u gjet e vdekur e me lëndime në trup./Gazeta Infokus/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Prishtinë, dyshohet se është vrarë
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...