Lajme

Policia: Viktima grua kishte lëndime

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 04 January 2023

Një grua është gjetur e vdekur në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia ka konfirmuar se viktima është hasur e lënduar e shtrirë në rrugë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Infokus se rastii është duke u hetuar.

-Advertisement-

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjet e vdekur një grua në Prishtinë

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Prishtinë, dyshohet se është vrarë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera