Lajme

Lajçak takohet ne Washington me Escobarin: Patëm një takim konstruktiv

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 07 May 2024

Emisari i Bashkimit Evropian pwr dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka mbërritur në Washington.

Ai ka thënë se ka zhvilluar një takim produktiv me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Sapo mbërrita në SHBA. Pata një takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escpbar, duke u zhytur në diskutime të thella. Pres me padurim biseda të tjera të tilla gjatë qëndrimit këtu”, ka shkruar Lajçak në “X”

-Advertisement-

Se Lajçak do të shkojë në SHBA ka njoftuar dje Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar dje O’Brien në X.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera