Fokus

A do të heq dorë sot Abdixhiku nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit, duke krijuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme?

Autori: Samire Jaha 16:54 | 28 May 2024

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti si mundësia e vetme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo sot pritet të mbahet një mbledhje e kryesisë së LDK-së, ku sipas agjendës të cilën e ka siguruar Gazeta Infokus do të diskutohet edhe për vendime para zgjedhjeve të parakohshme.

Në lidhje me këtë për Gazetën INFOKUS ka folur edhe deputeti i kësaj partie njëherit edhe anëtar i kryesisë, Driton Selmanaj i cili ka hedhur poshtë mundësinë që kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku të heq dorë nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit dhe të votojë pro shprëndarjes së Kuvendit.

-Advertisement-

Ai ka thënë se LDK-ja do të vazhdojë të ketë qëndrimin e njëjtë dhe se kjo parti në asnjë formë nuk bën marrëveshje me Kurtin.

“Nuk e besoj dhe nuk ka asnjë arsye që LDK-ja me ndryshu qëndrim, LDK-ja e ka dhënë qëndrimin e vet i ka bë shpjegimet e veta kështu që as nuk është në agjendë me diskutu kjo çështje nëse veçse eventualisht ka përpjekje për të ndryshu qëndrim apo jo LDK-ja e ka të qartë vendimin për qëndrimin e saj, kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit dhe më pas vendi të shkojë në zgjedhje, nuk e kemi asnjë arsye apo asnjë rrethanë që të bëjmë ndonjë marrëveshje të tillë me Albin Kurtin, me Albin Kurtin ne nuk bëjmë asnjë lloj marrëveshje politike në këtë fazë”, ka deklaruar Selmanaj për Infokus.

Iniciativa për shpërndarjen e Kuvendit është nisur nga Partia Demokratike e Kosovës pas takimit të kreut të saj, Memli Krasniqit me kryeministrin Kurti në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në qershor ose në korrik.

Mirëpo Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe LDK-ja përveç se kanë refuzuar të takohen me Kurtin kanë qenë edhe kundër iniciativës së PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit duke kërkuar dorëheqjen dhe shprëndarjen e qeverisë Kurti

Kosova nuk shkon në zgjedhje të parakohshme?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera