Lajme

Kurti në takim me Sarrazinin: Këtë vit presim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 28 May 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të bërë në platormën “X” ka njoftuar për takimin me emisarin e posaçëm të Gjermanisë në Kosovë, Manuel Sarrazin.

Ai ka thënë se pret me padurim më shumë rezultate nga Procesi i Berlinit.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit, ishin tema të diskutimit me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin në rezidencën e ambasadës së Gjermanië në Kosovë. Përderisa Procesi i Berlinit shënon 10 vjetorin e tij këtë vit, ne me padurim presim më shumë rezultate”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Për takimin foli edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Rohde tha se është i nderuar që ka pritur ata në rezidencën e tij, ndërsa tregoi se temë e diskutimit në këtë tryezë ishte Procesit i Berlinit.

“I nderuar që kam përsëri si të ftuar në rezidencën time, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe të dërguarin tim gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin. Diskutim i mirë dhe intensiv për rrugën përpara në Procesin e Berlinit!”, shkroi Rohde.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera