Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 06 May 2024
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në përbërje të të cilit është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti dhe përfaqësues nga FSK-ja, po marrin pjesë në konferencën dyditore “Defence 24 Day”.
Konferenca u kushtohet çështjeve që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, sfidat dhe situatën aktuale dhe të ardhshme gjeopolitike, parandalimin dhe mbrojtjen në epokën e luftës.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, u takua me homologun polak. Ai tha se e ka njoftuar ministrin polak rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Maqedonci e njoftoi edhe për 48 bazat e ushtrisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.
Maqedonci tha se takimi i Varshavës është i veçantë sa i përket shkëmbimit të ideve, si dhe analizave të situatës së sigurisë në Evropën Lindore dhe Qendrore, por edhe në Ballkanin Perëndimor.
Tutje, ministri Maqedonci bërin të ditur se ditëve në vazhdim në konferencë do të bëhet fjalë për frenimin e invadimit rus në Ukrainë, por edhe në viset tjera në Evropën Lindore.
“Kryesisht ka të bëjë me frenimin e invazionit rus në Ukrainë, frenimin e hegjemonisë ruse në Evropën Lindore. Ekspertë të ndryshëm të sigurisë, profesionistë ushtarakë dhe drejtues politik të dikastereve të sigurisë do të diskutojnë dhe shkëmbejnë mendime dhe informacione rreth hapave që duhet të ndërmerren në të ardhmen për të penguar zgjerimin e influencës ruse në Evropën Lindore dhe atë juglindore, si dhe për frenimin e rreziqeve të ndryshme konvencionale dhe jokonvencionale që paraqet politika autokratike e hegjemoniste ruse për Evropën në tërësi, por në veçanti për Evropën Lindore dhe Evropën Juglindore”, deklaroi Maqedonci për RTK.
Tutje Maqedonci tha se në këtë takim vendet pjesëmarrëse do të shprehin vullnetin për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj të drejtë kundrejt Rusisë në shumë dimensione, për të qenë në kohezion të të gjitha vendeve të Evropës në raport me kërcënimet dhe rreziqet që kërcënojnë sigurinë në Evropë.
“Ky kohezion duhet të jetë i hapur dhe praktik. Pra të gjitha vendet duhet të ofrojnë kapacitetet e tyre për të qenë të gatshëm për të penguar një kërcënim të mundshëm, si nga Rusia, por edhe nga akterët të tjerë”, tha Maqedonci.
Të tjera
-
Von Cramon: Serbia s’ka as një mundësi të ecë para pa i zbatuar detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë s...
-
Policia e Kosovës konfiskon rreth 20 metër kub dru në Podujevë
Të hënën patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në K...
-
Rritet çmimi i hyrjes në Kullën Eifel
Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eifel për t...
-
Maqedonci: 28 baza ushtarake e 20 të xhandarmërisë serbe, jo shumë larg kufirit me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dhënë alarmin për destabilitet në Bal...
-
SHBA dënon përpjekjet e Phenianit për lëshimin e një sateliti “spiun”
Përpjekja e Koresë së Veriut për të lëshuar një satelit të ri zbulues ushtara...
-
Kurti përkujton ushtarët e rënë amerikanë – roli i ushtrisë së SHBA për ndaljen e gjenocidit më 1999 i pazëvendësueshëm
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëlli...
-
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Aleancës, Pejës do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, si Lule e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Ky është 26-vjeçari që vd iq në aksidentin në Mitrovicë
Qlirim Salihu është 26-vjeçari i cili vdiq sot si pasojë e një aksidenti mes ...
-
Te familja Mehmeti për vizitë, kafen në Leposaviq, Statovci publikon pamjet në veri me atmosferë 100% shqip
Deputetja e GUXO, Jeta Statovci, përmes një postimi në facebook ka bërë të di...
-
Quni: Mbetet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovoës, Anton Quni tha se avancimi i Koso...
-
“I kishte dhuruar libra në burg Kurtit”, kryeministri ftohet përsëri për të dëshmuar për gardianin serb të akuzuar për kri me lu fte
Këtë të hënë ka nisur gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviç-it i akuzuar për krime...
-
Vdes drejtuesi i motoçikletës pas një aksidenti me një veturë në Mitrovicë
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçil...