Lajme

Limaj thotë se PDK ka rënë në “kurthin” e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 27 May 2024

Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj në një intervistë për emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, ka komentuar takimin mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas tij, në vend që të koordinohet opozita mes vete, ka pasur një koordinim mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është e parend. Ka hy aty ku nuk duhet. Me fol me gjuhën e kryeministrit Kurti sa ka qenë në  Opozitë, nga kafet nuk shkarkohet parlamenti, nga skutat nuk deformohet vullneti i qytetarëve. Ky është veprim puç institucional ku dy njerëz mblidhen atje dhe për kalkulimet e tyre personale marrin vendime për diçka që atyre s’ju takon. Kush janë ata me marrë vendim me shpërnda parlamentin”, tha Limaj.

-Advertisement-

Limaj ndër tjerash tha se PDK-ja ka rënë në “kurthin” e Albin Kurtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera