Lajme

Ramush Haradinaj kërkon një qeveri të re pa Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 27 May 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur një letre të cilën atij ia kishte dërguar para disa ditësh kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ne letrën e tij, Haradinaj ka theksuar se rrugëdalja e vetme nga situata e tanishme është një platformë e përbashkët për qeverisje të re, pa kryeministrin Kurti pjesë të saj.

“Për Aleancën, koordimi ndër opozitar është hap i duhur e i nevojshëm. Siç e dini, përtej komunikimit në distancë, unë kam shprehur gatishmërinë time të plotë edhe për takime të rregullta pune me krejt akterët opozitar e për të gjitha temat me interes për vendin. Sa i përket kërkesës tuaj në letrën e dërguar më 24 maj 2024, Aleanca vlerëson se fjator për gjendjen e krijuar në vend është kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij. Rrugëdalja është një platformë e përbashkët për qeverisje të re, pa Kurtin”, ka shkruajtur në përgjigjen e tij Haradinaj. /Gazeta Infokus

-Advertisement-

Më poshtë gjeni letrën e plotë:

 

No photo description available.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera