Lajme

Kadri Veseli për herë të parë deklaratë në seancë: Dikush duhet të marrë përgjegjësinë për këtë proces

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 27 May 2024

Për herë të parë pas nisjes së gjykimit në Gjykatën Speciale, ka folur në një deklaratë ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Deklarata e Veselit pati të bëjë me orët e përdorura për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, që më pas po ndikojnë në tejzgjatjen e paarsyeshme të procesit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është në interesin publik kjo që dua ta them. Cështja e parë ka të bëj me kohëzgjatjen e këtij procesi. Që nga dita e parë kur jemi fitur në këtë sallë prokuroria ka kërkuar 545 orë. Secili e kemi ditur prej ditës së parë, që do të kalonin 3 apo 4 vjet edhe në qoftë se fare asnjë pyetje s’do të bënte as mbrojtja as ju si trup gjykues”, tha Veseli.

-Advertisement-

“Ajo që dua të them është se në interes të publikut që dikush duhet të marrë përgjegjësinë që ky proces të jetë jo vetëm fer dhe transparent dhe të respektojë procedurat, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës por edhe të ruaj dhe të garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme. Frikësohem se nëse nuk respektohen këto parime, s’ka të bëj vetëm me fatin tonë invidividual, por me mesazh tek populli i Kosovës që e ka themeluar me besim këtë gjykatë, tek ju si partnerë ndërkombëtarë, dhe s’duhet të cënohet ky besim”, tha Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera