Adnan Rrustemi i VV-së: LDK dhe AAK ose janë të kënaqur me qeverinë Kurti ose kanë frikë nga zgjedhjet
Autori: Gazeta inFokus
17:32 | 27 May 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti siç duket nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqje ashtu siç po i kërkohet nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputeti i partisë në pushtet, Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në një intervistë për Gazetën INFOKUS ka folur në lidhje me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të shpërbëhet në tre ditët e ardhshme në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Ai ka thënë se për këtë ekziston një opsion i vetëm dhe kjo nuk është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti ashtu siç po kërkojnë dy partitë opozitare.
“Siç e kemi thënë vazhdimisht ekziston vetëm një opsion që dërgon drejtëpërdrejtë në zgjedhje të parakohshme dhe ajo është shprëndarja e Kuvendit me dy të tretat e Kuvendit të Kosovës. Nëse opozita është e gatshme dhe ndan mendjen për të mbështetur shpërndarjen e Kuvendit edhe ne si grup politik dhe si grup parlamentar do ti përgjigjemi pozitivisht një nisme të tillë. Por deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe ka dy parti politike së paku të opozitës që kundërshtojnë shprëndarjen e Kuvendit duke kundërshtuar kësisoj mbajtjen e zgjedhjeve të paakohshme. Natyrisht ata e justifikojnë refuzimin e tyre me kërkesën për dorëheqje dhe shkarkim. Për ne është e qartë që nuk ka as arsye dhe as mundësi as për dorëheqje dhe as për shkarkim. Ekziston vetëm opsioni i shprëndarjes së Kuvendit që mund eventualisht të bëjë bashkë të gjitha partitë politike për të quar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Madje ai ka deklaruar se instistimi i dy partive opozitarre, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për dorëheqje ose shkarkim mund të jetë edhe frikë për të shkuar në zgjedhje ose janë të kënaqur me qeverisjen.
“Insistimi i dy partive politike opozitare në dorëheqje dhe në shkarkim kur dihet qartë se asnjëra dhe as tjetra nuk mund të ndodhë, nuk është asgjë tjetër veç se refuzim i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Tash ose janë të kënaqur me qeverinë Kurti dhe me këtë mazhorancë ose nuk dua të besoj se po i frikësohen zgjedhjeve të parakohshme. Por nuk mund të ketë arsye tjetër d.m.th opozita për nga natyra gjithmonë duhet të jetë e gatshme të shkojë në zgjedhje pavarësisht mënyrës se si mund të shkohet në to’’, ka thënë deputeti i pushtetit.
Derisa sipas tij forma e vetme për të shkuar në zgjedhje është përmes shpërndarjes së Kuvendit, duke shtuar se ky “ankth” i opozitës për zgjedhje nuk mund të zgjasë shumë pasi që nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme së shpejti do të jenë zgjedhjet e regullta.
“E në Kosovë nuk ka opsion tjetër përveçse shprëndarjes së Kuvendit. Por ky ankthi nga zgjedhjet megjithatë nuk është i pafundmë sepse ne tashmë do të shkojmë në drejtim të zgjedhjeve, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme. Edhe ashtu nuk ka mbetur më shumë se disa muaj deri në fund të mandatit ku do të mbahen edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare”.
Deputeti Rrustemi po ashtu për INFOKUSIN ka komentuar edhe deklaratat e diskutimet e shumta për një koalicion në mes të PDK-së dhe LVV-së pas takimit të krerëve të të dy partive.
Sipas tij as nuk ka ndonjë përafrim të qëndrimeve me Partinë Demokratike të Kosovës dhe se LVV-ja nuk ka nevojë për një koalicion të tillë pasi sipas tij LVV-ja do të fitojë sërish mjaftueshëm për të krijuar e vetme institucionet.
“Të gjithë e dinë që as nuk ka marrëveshje as nuk ka përafrim e madje as nuk ka arsye dhe nevojë që të ketë dicka të tillë (me PDK-në). Ne jemi të bindur që Vetëvendosja në zgjedhjet e ardhshme kurdo që mbahen ato qofshin të rregullta qofshin të jashtëzakonshme do të fitojë bindshëm në zgjedhje dhe nga këto zgjedhje do të dalë edhe më e fuqishme se sa që është aktualisht dhe rrjedhimisht mjaftueshëm me një shumicë për të krijuar institucionet. Bashkëpunimi i LVV-së vazhdon me Listën Guxo dhe Alternativën, ashtu sic jemi aktualisht në Kuvend dhe në Qeveri dhe gjithçka tjetër në fakt është përpjekje për tambuluar frikën e dy partive politike opozitare nga zgjedhjet e mundshme”, ka thënë ai.
Rrustemi nuk ka pranuar të japë një rezultat të mundshëm të zgjedhjeve për të gjitha partitë mirëpo ka deklaruar se beson që LVV-ja do të dalë mbi 51%.
“Nuk mund të parashikojmë rezultatin, por ne konsiderojmë që marrë parasysh punën që është bërë gjatë këtyre tre viteve në forcimin e shtetit, shtrirjes së sovranitetit të Kushtetutës në tërë territorin e Kosovës por edhe reformat e nisura në sektore të ndryshme dhe marrë parasysh edhe vullnetin e qytetarëve të evidentuar përmes sondaheve të ndryshme sikurse edhe lehtësirat për pjesëmarrjen e mërgatës në zgjedhje, unë besoj që Vetëvendosja do të marrë mbi 51% dhe kësisoj do të ketë shumicën e konsoliduar në Kuvendin e Kosovës për të krijuar institucionet dhe për të qeverisur. Unë po e përsërisë që Vetëvendosja beson se do të ketë mbështetjen e mjaftueshme dhe të nevojshme për të krijuar institucionet. Prandaj megjitjhatë i mbetet qyettarëve të shprehin vullnetin në zgjedhje parlamentare kurdo që ato mbahen, qofshin të rregullta në afatin e rregullt kushtetues apo edhe në zgjedhjet e parakohshme që mund të krijohen“, ka thënë për fund deputeti i partisë në pushtet.
Kujtojmë që edhe sot pas mbledhjes së kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka deklaruar se tre ditët e ardhshme janë vendimtare që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Derisa ka dhënë sinjale se ka një përafrim në mes të partive opozitare në këtë aspekt.
Megjithatë këtë e kanë kundërshtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës të cilët po insistojnë se e vetmja formë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme është dorëheqja e kryeministrit, Albin Kurti.
Derisa nuk ka ende qëndrim zyrtar nëse këtë javë do të ketë apo jo seancë në Kuvendin e Kosovës ku pritet të diskutohet për tre vjet qeverisje të Kurtit./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































