“Ka koalicion mes PDK-së dhe LVV-së”
Autori: Gazeta inFokus
13:22 | 27 Maj 2024
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se zgjidhja e vetme për zgjedhje është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, është normale që partitë opozitare të mos pajtohen me mënyrën se si të shkohet në zgjedhje. Po ashtu, theksoi se ka përafrim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Gashi tha se kryeministri Albin Kurti duhet të ofrojë zgjidhje me dorëheqje.
“Sa i përket zgjedhjeve është vetëm një zgjidhje, zgjidhja është dorëheqja e kryeministrit. Kryeministri i Kosovës nëse dëshiron që të ketë zgjidhje dhe zgjedhje në të njëjtën kohë, duhet ai ta ofrojë zgjidhjen. Zgjidhja e tij duhet të jetë dorëheqja dhe shkuarja e vendit në zgjedhje. Dhe nëse planifikon që vendi të shkojë në zgjedhje, atëherë koha për të kapur mundësinë e zgjedhjeve në korrik, javën e parë të korrikut, është drejt momenteve të fundit. Sepse ju e dini që në momentin që pozicioni i kryeministrit mbetet vakant atëherë brenda 45 ditëve, por jo më shpejt se 30 ditë duhet të organizohen zgjedhjet. Pra, është afat ligjor kushtetues dhe kjo është mënyra e mbajtjes së zgjedhjeve. Nëse ajo nuk ndodhë, kryeministri për të provokuar prapë zgjedhje në vjeshtë, prapë duhet të jap dorëheqje, por dorëheqjen duhet ta jap më së largu deri më 15 gusht”, u shpreh ai.
Pas thirrjes së PDK-së që të arrijnë një pajtueshmëri brenda këtyre dy ditëve për shpërndarje të Kuvendit, Gashi përsëriti se zgjidhja e vetme është dorëheqja e kryeministrit.
“Çfarë është ky afat, ultimatum a çka? Nuk është çështje afatesh apo ultimatumesh, zgjidhja e vetme është dorëheqja e kryeministrit. Kryeministri e ka sjell vendin në një situatë bllokade, kryeministri e ka sjell vendin në situatë korrupsioni galopon, kryeministri e ka sjell vendin në një situatë ku Kosova është nën sanksione ndërkombëtare. Kryeministri Albin Kurti e ka sjell vendin në një qeverisje katastrofale dhe ai duhet të marrë përgjegjësi dhe të jap dorëheqje”, shtoi ai.
Sipas tij, është normale që partitë opozitare s’kanë të njëjtën qasje. Sipas tij ka një koalicion ose një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së që është në objektiven e tyre. Derisa si LDK tha se këndvështrimi i tyre është që të merret përgjegjësia politike për ‘dështimet’ katërvjeçare në Kosovë.
“Pse duhet të jenë partitë opozitare të pajtuara kur partitë opozitare kanë programe të ndryshme, lidership të ndryshëm, qasje të ndryshme edhe me pushtetin edhe mes veti. Është normale që partitë opozitare s’kanë të njëjtën qasje. Ka një koalicion ose një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së që është në objektiven e tyre, në qëllimin e tyre të punës dhe normalisht ne si LDK kemi këndvështrimin tonë dhe këndvështrimi jonë është që të merret përgjegjësia politike për dështimet katërvjeçare në Kosovë. Dhe përgjegjësia politike për dështimin katërvjeçar të Kosovës ka vetëm një emër, dhe ai emër është Albin Kurti”, përfundoi ai.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...






























