Lajme

​Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 26 April 2024

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin III.

Gjeneral Jashari edhe një herë shprehu gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus.

Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës.

-Advertisement-

Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në mesin e të cilave edhe Kosova, ri-konfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me luftën kundër agresionit rus, thuhet në një postim të FSK-së në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera