Lajme

Molotov dhe vezë para Bashkisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 07 May 2024

Është përshkallëzuar protesta para Bashkisë së Tiranës gjatë ditës së sotme. Protestuesit kanë hedhur sërish molotovë në derën e Bashkisë dhe kanë gjuajtur me vezë e mollë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas akuzave për korrupsion të 5 drejtorëve të këtij institucioni.

Protesta e sotme është thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ndërkohë që Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e saj, duke bllokuar edhe qarkullimin në bulevardin kryesor.

Mësohet se gjatë protestës një prej zyrtarëve të policisë ka humbur ndjenjat. Gjatë hedhjes së molotovëve policia bënte thirrje me megafon për qetësi.

-Advertisement-

Para nisjes së protestës policia u bëri thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në protestë për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune./A2CNN/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera