Lajme

Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 19 May 2024

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizitojë Shqipërinë.

Mediat britanike kanë shkruar rreth agjendës së vizitës.

Sipas gazetës “The Sun”, se gjatë kësaj vizite ai, do të “shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”.

-Advertisement-

Cameroni do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve, shkruan “The Sun”.

Më tej theksohet gjatë udhëtimit të tij, kryediplomati britanik do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me presidentin, kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar.

Ndërkohë kryeministri britanik, Rishi Sunak, po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.

Sunaku, do të takohet me kancelarin austriak Karl Nehammer në fillim të javës për të bërë presion për veprime më të ashpra për t’i mbrojtur kufijtë e Europës nga kriza e migracionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera