Lajme

Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 18 May 2024

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët amerikanë në Veri.

Ajo ka publikuar një video nga helikopteri I KFOR-it duke vëzhguar zonën atje.

Allen ndërkaq tha sot se është mirënjohëse që trupat amerikane ofrojnë mjedis të sigurt dhe garantojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve në mënyrë të sigurt.

-Advertisement-

Këtë deklaratë ajo e tha gjatë vizitës në kampin “Nothing Hill”, së bashku me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Thellësisht mirënjohës për trupat amerikane që ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për kosovarët si pjesë e forcës paqeruajtëse të KFOR-it të NATO-s”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri

Të tjera