Ambasada britanike: Kosova të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sigurojë mbështetjen e Komitetit të Ministrave
Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 07 May 2024
Në Strasburg sot zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve anëtare janë duke bërë përgatitjet dhe hartimin e agjendës për mbledhjen e ministrave të Jashtëm këtë muaj. Ende nuk dihet saktë nëse Kosova do të futet në agjendë pavarësisht optimizmit që krijoi votimi me shumicë dërrmuese pro anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare. Kërkesa e Francës dhe Gjermanisë që të bëhen hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit si kusht për anëtarësim zbehu këtë entuziazëm.
Mbretëria e Bashkuar nuk i kërkoi Kosovës drejtpërdrejt themelimin e Asociacionit që t’i japë mbështetje në mbledhjen e majit, por i rekomandon asaj që “të bëjë gjithçka” për ta siguruar mbështetjen e nevojshme.
Ambasada britanike në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se Mbretëria e Bashkuar e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE.
“Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe e inkurajon Kosovën të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar mbështetjen e nevojshme për një votim të suksesshëm në Komitetin e Ministrave”, thuhet në përgjigje.
Për këtë takim të sotëm, dje në zyrën e kryeministrit Albin Kurti shkuan ambasadorët e vendeve të Quint-it.
Kurti atyre u përmendi raportin e grekes Dora Bakoyannis, për të cilin tha se u konfirmua nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe se “kanë konfirmuar se Republika e Kosovës plotëson standardet dhe kriteret për të qenë anëtare e plotë e kësaj organizate”.
Po ashtu, kryeministri Kurti tha se me vendimin për regjistrimin e tokës Manastirit të Deçanit dhe letrën e dërguar nga tre krerët e vendit – ku zotohen për themelim të Asociacionit – “Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim, prandaj edhe çdo kërkesë tjetër është në shpërputhje me vetë votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të 16 prillit, të mbështetur në masën 82% (131 kundrejt 29)”.
Si përgjigje për kërkesën e Francës e Gjermanisë, Kurti u ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në Bruksel dhe jo në Strasburg.
“Procesi i anëtarësimit në Këshill të Evropës është çështje e respektimi të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, vlera këto që Republika e Kosovës i përqafon. Këto dy procese nuk duhet të përzihen pasi nuk e ndihmojnë njëra-tjetrën. Në rast se këto përzihen, kjo do t’i bënte dëm të pariparueshëm në njërën anë dialogut në Bruksel dhe në anën tjetër Këshillit të Evropës si institucion i ruajtjes dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.
Përkundër kërkesës që Kosova të bëjë hapat konkretë për Asociacionin, kryeministri Kurti përsëriti qëndrimin e tij se “neni 7 i Marrëveshjes Bazike nuk mund të nxirret nga pakoja e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit në Ohër dhe nuk duhet të vendoset si prioritet dhe në qendër”.
Të tjera
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...