Lajme

Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 18 May 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se minimum 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin në katër vitet e fundit.

Lidhur me këtë ai e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se po abuzon me shifra imagjinare.

“Lejë përrallat kryeministër! Vende të reja pune, jo se jo, por ajo çfarë mund të kuptojmë nga kjo deklaratë e kryeministrit është që për katër vite, 87 mijë është minimumi i atyre që kanë braktisur Kosovën, kuptohet numri më i madh i tyre i moshës së re, fuqi e shkathtë punëmarrëse. Stop abuzimit me shifra imagjinare!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera