Lajme

Osmani takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: E vendosur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 07 May 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Linda Thomas-Greenfield. Takimi ka ndodhur në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë në Dallas.

Osmani ka thënë se ajo është një mbështetëse e vendosur e Kosovës, si dhe e përkushtuar për avancimin e raporteve Kosovës-SHBA.

“Sot, në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë në Dallas, diskutuam zhvillimet e sigurisë në rajonin tonë dhe mbështetjen e SHBA-së për Kosovën në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në “X”, të martën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera