Lajme

Dorëzohen në polici tre persona nga 6 të dyshuarit për plagosjen në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 28 May 2024

Janë vetëdorëzuar në polici edhe tre persona nga gjashtë të shpallurit në kërkim nga Policia e Kosovës lidhur me plagosjen dhe rrahjen e javës së kaluar në Gjonaj të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se tre prej tyre janë vetëdorëzuar sot në sektorin e hetimeve rajonale në Prizren.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe rasti po hetohet.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Arrestohen tre të dyshuari për veprën penale “Vrasje e rende ne tentative”, ‘Lëndim I rende trupore’, ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve’ dhe ‘Pjesëmarrje ne rrahje’

Prizren, 28 maj 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, gjegjësisht sektori rajonal i hetimeve në kuadër te DRP Prizren, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, me datë: 27.05.2024 ka publikua fotografitë e personave në kërkim.

Personat kërkohen , për veprën penale “Vrasje e rende ne tentative”, “Lëndim I rende trupore “,:Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve” dhe” Pjesëmarrje ne rrahje ” e cila ka ndodhe me 22.05.2024 në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit.

Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vete dorëzua ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.
1. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit

2. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit

3. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit

Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur.

Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime!

Andaj, falënderojmë mediat dhe qytetarët për bashkëpunim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera