Fokus

“S’kom pranu me shku n’Beograd mu trajtu, se ata mi kanë mbyt fmit”, rrëqeth nëna Zyrafete e cila humbi shikimin por nuk pranoi të shërohet pasi në luftë iu vranë tre fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 06 April 2024

Natën e 2 Prillit të vitit 1999, forcat serbe bombarduan bodrumin e një shtëpie në fshatin Nagavc të Komunës së Rahovecit, ku si pasojë e këtij bombardimi, Zyrafete Berisha, humbi tre fëmijët e saj.

Në reportazhin e realizuar nga Gazeta Infokus “Krahët e vegjël që iu këputën Kosovës”, Zyrafetja ka rrëfyer se si pasojë e këtij bombardimi ajo më vonë ka humbur shikimin.

“Që të shërohesha, ishte vetëm një opsion, duhej të trajtohesha në Beograd por nuk pranova, pasi Beogradi mi ka mbytur fëmijët”, ishin fjalët e nënës që humbi të tre fëmijët.

-Advertisement-

Reportazhi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera